Ndërlidhjet

TRIPOLI


Presidenti francez, Jacques Chirac, ka përfunduar vizitën e tij një ditore në Libi, e fundit vizitë në serinë e shtetarëve ndërkombëtarë që vizitojnë Tripolin. Chirac gjatë takimit me udhëheqësin libian, Mohamer Gadafin, ka kërkuar krijimin e një partneriteti të vërtetë me Tripolin pas viteve të gjata të izolimit.
Kompanitë franceze shpresojnë të marrin kontrata të mëdha nafte pas rifutjes së Libisë në skenën ndërkombëtare. Gadafi hoqi dorë nga programet bërthamore dhe pranoi rolin e vendit të tij në disa sulme terroriste.
XS
SM
MD
LG