Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një anëtar i sigurimit të kryeadministratorit të Kosovës, Soren Jesen Petersen, është dërguar në spital për kontroll pasi kishte shtënë me armë zjarri në apartamentin e vet, ka kumtuar sot policia ndërkombëtare në Kosovë. Ky anëtar i ekpit të sigurimit, emri i të cilit nuk është kumtuar, por që dihet se është nga Xhamajka, ishte së bashku me një person tjetër në banesë në çastin kur është shtënë. Ky person ia doli që të largohet nga banesa pa pasoja, ka thënë zëdhënësi i policisë, Malcolm Ashby. Ai poashtu ka informuar se pas disa orësh policia e ia doli ta bindë personin nga Xhamajka që të dalë nga banesa. Policia nuk ka informuar për motivin eventual të këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG