Ndërlidhjet

KABUL


Një person me shtetësi britanike, për të cilin thuhet se udhëheq një bujtinë në Kabul, është liruar sot, pasi nga autoritetet e Afganistanit ishte mbajtur në arrest, për tu marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në përpjekjet për lirimin e tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara, që për afro një muaj ishin mbajtur peng në Afganistan, raportojnë agjencitë e lajmeve. Agjencia Associated Press informon se Peter Jouvenal, në një bisedë telefonike mbrëmë vonë, ka thënë se ai po merrej në pyetje lidhur me përpjekjet e tij për lirimin e tre të rrëmbyerve në emër të një biznesmeni të pasur evropian. Agjencia Reuters raporton se biznesmeni kosovar, Bexhet Pacolli, ka thënë, para se personat të liroheshin, se zoti Jouvenal kishte udhëtuar në emër të tij në qytetin Peshavar të Pakistanit, për të bërë kontakte me përfaqësuesit e së ashtuquajturës Armata myslimane, që thonin se i mbante personat e rrëmbyer. Personat e rrëmbyer, Shqipe Hebibi, Annetta Flanigan dhe Angelito Nayan, u liruan të martën.
XS
SM
MD
LG