Ndërlidhjet

TIRANË


Presidentët e disa vendeve i kanë dërguar mesazhe urimi presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu me rastin e Festës Kombëtare. Siç ka informuar zyra e presidencës në Tiranë, në mesazhin e tij, presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka theksuar "bashkëpunimin në luftën e përbashkët kundër terrorizmit". Në këtë mesazh mëtutje shkruan se "megjithëse mbeten për tu kapërcyer sfida domethënëse, qeveria shqiptare ka bërë përparime të ndjeshme gjatë tranzicionit nga një e kaluar e dhunshme komuniste". "Në përvjetorin e pavarësisë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe aspiratat për anëtarësim në bashkësinë evro-atlantike", shkruan mëtutje presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Urime kanë dërguar edhe presidenti francez, Zhak Shirak, presidenti i Greqisë Konstantin Stefanopulos dhe të tjerë
XS
SM
MD
LG