Ndërlidhjet

KIEV


Dy rivalët në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, Viktor Jushçenko dhe Viktor Janukoviq po marrin pjesë në një takim në të cilin ishin të pranishëm edhe presidenti aktual, Leonid Kuçma, ndërmjetësues evropianë, ndër të cilët ishte edhe Havier Solana, zyrtar i lartë i BE-së dhe Boris Gruzlov nga Parlamenti i Rusisë. Deri në këto çaste nuk ka informata lidhur me këtë takim. Me të arritur sot në aeroportin e Kievit, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana deklaroi:

- Ne jemi të shqetësuar lidhur me procesin zgjedhor. Ne nuk mendojmë se procesi është realizuar në mënyrë adekuate, por ne dëshirojmë të shohim se a mund të përmirësohet kjo gjë dhe do të dëshironin që të ripërtrihet uniteti i këtij vendi.
XS
SM
MD
LG