Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Në kryeqytetin e Ukrainës edhe sot, për të pestën ditë me radhë, vazhduan protestat e përkrahësve të kandidatit opozitar në zgjedhjet presidenciale, Viktor Jushçenko. Ata po kërkojnë anulimin e qëndrimit të qeverisë aktuale që kandidati që mbështetet nga Rusia, Viktor Janukoviq, të shpallet fitues i zgjedhjeve. Agjencitë e lajmeve raportojnë se sot në Kiev u tubuan edhe përkrahësit e zotit Janukoviq, shumica prej të cilëve ishin nga Ukraina Lindore. Lidhur me zhvillimet e fundit, sot u prononcua edhe ministri i mbrojtjes, Oleksandër Kuzmuk. Në një fjalim televiziv, ai, pos tjerash, tha:

- Dëshiroj të kërkoj që askush të mos apeloj tek oficerët e forcave të armatosura që ti bashkohen njërës apo anës tjetër. Ne nuk kemi anë tjetër pos atë të popullit të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG