Ndërlidhjet

KABUL


Janë larguar mëngjesin e sotëm nga Kabuli Shqipe Hebibi dhe Anneta Flennigan, që u rrëmbyen afro një muaj më parë në Kabul. Hebibi dhe Flenigan u larguan në një aeroplan të Kombeve të Bashkuara pas përshëndetjesh të ngrohta me kolegët e tyre në Afganistan. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, ka konfirmuar për "Evropën e Lirë" se Shqipe Hebibi dhe Aneta Flennigan fillimisht do të shkojnë për një pushim të shkurtër dhe më pas do të kthehen në Kosovë dhe Irlandë. Hebibi dhe Flenigan janë takuar mbrëmë me një grup grash afgane që ishin ofruar të merreshin peng në shkëmbim të lirimit të tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara
Grupi, që mori përsipër rrëmbimin e Hebibit dhe dy kolegëve të saj, ka hedhur poshtë marrjen e të hollave në shkëmbim të lirimit. "Ushtria e myslimanëve" ka kërcënuar me rrëmbime të tjera të të huajve nëse nuk lirohen 24 të burgosurit talibanë. Sipas agjencive të lajmeve zyrtarët afganë kanë theksuar se lirimi erdhi pas javësh përpjekje e bisedimesh, por nuk besojnë që biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli, apo ndonjë individ tjetër, kanë paguar për lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG