Ndërlidhjet

KJEV


Përfaqësues të dy kandidatëve presidencialë në zgjedhjet e së djelës së kaluar në Ukrainë do vazhdojnë edhe sot takimet nën ndërmjetësimin e të dërguarve evropianë.
Përfaqësues të rajoneve lindore dhe jugore të Ukrainës takohen sot për të diskutuar krizën presidenciale në vend. Ata kanë vendosur të kërkojnë referendum për autonomi nëse udhëheqësi i opozitës zgjidhet president. Ukraina lindore njihet për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, në dallim nga ajo perëndimore që kërkon marrdhënie më të afërta me Evropën. Ndërkaq Gjykata e lartë e Ukrainës të hënën fillon hetimin e ankesave të drejtuesit të opozitës, Viktor Jushcenko.
XS
SM
MD
LG