Ndërlidhjet

logo-print

KIJEV


Kandidati i opozitës për president Viktor Yushchenko tha sot se zyrtarët e rajonit lindor që po kërkojnë autonomi përbëjnë një kërcënim për Ukrainën.
Qeveritarët e disa pjesëve lindore të vendit, përkrahës të kryeministrit Yanukovich, kanë kërkuar autonomi nëse Yuschenko vjen në pushtet. Ky i fundit i quajti kërkesat shkelje të kushtetutës:
"Ajo që po ndodh sot në lindje të Ukrainës është krim kundër Ukrainës. Ju drejtohem juristëve dhe i drejtohem ndërgjegjjes së Prokurorit të përgjithshëm Publik", ka thënë Yushchenko.
Ndërkohë, Yanukovich ka udhëtuar sot në lindje të vendit për t'u takuar me zyrtarët që janë kërcënuar me autonomi. Ai kërkoi nga ta që të qetësohen.
Zhvillimet e sotme vijnë pasi që përfaqësuesit e dy kandidatëve presidencialë mbajtën një takim, me qëllim të zgjidhjes së krizës në vend. Presidenti Leonid Kuçma tha se bisedimet nuk ishin të mira. Takimi vjen një ditë pasi parlamenti i deklaroi zgjedhjet presidenciale të pavlefshme për shkak të manipulimeve të mëdha.
XS
SM
MD
LG