Ndërlidhjet

BEOGRAD


Duke paralajmëruar ndarjen e mundshme të Serbisë e Malit të Zi, presidenti i unionit Svetozar Maroviq akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe për tendosjen e marrëdhënieve me Malin e Zi. Në kritikat më të ashpra drejtuar deri tani qeverisë se Serbisë, Maroviq denoncoi udhëheqjen serbe për hezitimin e dorëzimit të dhjetëra të akuzuarve serbë për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Maroviq tha në një deklaratë se kjo gjë po rrezikon seriozisht vetë ekzistimin e unionit Serbi Mal i Zi si dhe pengon qëllimin për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
XS
SM
MD
LG