Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se rreth statusit të Kosovës nuk duhet të bisedohet me Beogradin, duke pohuar se qeveria e Serbisë dëshiron ndarje territoriale të Kosovës.
"Plani serb për decentralizimin e qeverisë në Kosovë është i papranueshëm për ne, sepse në të fshihet qëllimi i ndarjes së Kosovës," ka thënë Thaci në një intervistë për gazetën malaziase "Dan".
Ai ka thënë se Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet të integrohen ndaraz në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Thaci ka shtuar se unioni Serbi-Mal i Zi nuk ka ardhmëri dhe se pavarësia e Malit të Zi është një argument tjetër në përfundimin e procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG