Ndërlidhjet

PODGORICË


Përfaqësuesit e qeverisë malaziase deklaruan se qëndrimi i presidentit të unionit Serbi Mal i Zi, Svetozar Maroviq, se Serbia po e rrezikon unionin, është një "paralajmërim serioz".
Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi Dragan Kujoviq, tha se ky është një paralajmërim për komunitetin vendës dhe ndërkombëtar që të shikojnë se kush dhe në çfarë mënyre po e shpejton shkatërrimin e unionit.
Maroviq akuzoi dje Serbinë për tendosjen e marrëdhënieve me Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG