Ndërlidhjet

logo-print

KIJEV


Protestuesit janë tubuar sërish në Kiev, derisa Gjykata Supreme e Ukrainës po shqyrton apelin e liderit opozitar Viktor Yushchenko kundër rezultateve zyrtare, që tregojnë se kryeministri Viktor Yanukovich është fitues i zgjedhjeve presidenciale. Yuschenko ka thënë se zgjedhjet e 21 nëntorit ishin të përcjella me manipulime masive.
Nëse gjykata vendos në favor të Yuschenkos, hapet rruga për organizimin e zgjedhjeve të reja. Nëse vendoset e kundërta, Yanukovich do të inaugurohet si president i Ukrainës.
Opozita ka kërcënuar se do t'i bllokojë lëvizjet e presidentit Leonid Kuçma përderisa nuk e shkarkon Yanukovichin dhe liderët tjerë të rajoneve lindore, të cilët janë kërcënuar me autonomi, nëse Yushchenko bëhet president.
Ligjvënësit në rajonin e Donetskut votuan dje që më 5 dhjetor të mbajnë referendumin mbi autonominë.
XS
SM
MD
LG