Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër roje irakiene dhe 8 të tjerë janë vrarë, ndërsa disa civilë janë plagosur kur një sulmues e hodhi veten në erë me automjetin e tij në Ramadi.
Shënjestër e sulmit vetëvrasës ishte stacioni i policisë, ku rojet pritnin në radhë për rrogat.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 3 janë plagosur nga shpërthimi i bombës pranë një rruge në Bagdad.
Në Londër, kryeministri britanik Tony Blair u takua me zëvendës kryeministrin irakien Barham Saleh.
"Jemi dakord për rëndësinë e zgjedhjeve, për rëndësinë e procesit të ndërtimit të forcave irakiene të sigurisë", tha Blair.
XS
SM
MD
LG