Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se është i gatshëm të përdorë sanksione dhe masa tjera disciplinore për të siguruar që zyrtarët vendorë të punojnë sipas direktivave të Kombeve të Bashkuara në çështjet e sigurisë, të drejtave të minoriteteve dhe sundimit të ligjit.
Përfaqësuesi special Soren Jessen-Petersen i tha Këshillit të Sigurimit se ai i kërkon mënyrat për ta forcuar përgjegjësinë e liderëve lokalë në fushën e reformave dhe ndërtimit të shoqërisë shumetnike.
Petersen tha se qeveria lokale e dominuar nga shqiptarët, duhet të tregojë se është tejet serioze lidhur me masat siç janë sigurimi i kthimit të personave të zhvendosur.
"UNMIK-u dhe KFOR-i tani janë më mirë të pozicionuar për të siguruar mbrojtjen, por vetëm liderët shqiptarë të Kosovës dhe shoqëria munden dhe duhet në mënyrë efektive t'i davarisin nevojat për një mbrojtje të tillë, dhe të krijojnë siguri të vërtetë", tha Petersen.
Shefi i UNMIK-ut gjithashtu u bëri thirrje serbëve të Kosovës të angazhohen në strukturat e pushtetit lokal, por zyrtari serb Nebojsha Çoviq, i tha Këshillit të Sigurimit se misioni i Kombeve të Bashkuara nuk i ka përfillur nevojat e serbëve të Kosovës për sigurinë, dhe i ripërsëriti thirrjet e Beogradit për autonominë e bashkësive serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG