Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm Iyad Allawi tha se dhuna në Irak ka shënuar rënie prej ofenzivës që forcat amerikane dhe irakiene e ndërmorën në tetor kundër kryengritësve në Fallujah.
Allawi tha se spastrimi i elementeve terroristë po vazhdon.
Ndërkohë, në qytetin perëndimor Ramadi, 12 njerëz u vranë dhe 10 u plagosën kur një sulmues e hodhi veten në erë me automjetin e tij.
Shumica e viktimave ishin policë, që pritnin për të marrë rrogat.
Në Bagdad, dy ushtarë amerikanë u vranë dhe 3 u plagosën nga shpërthimi i bombës pranë një rruge.
XS
SM
MD
LG