Ndërlidhjet

HAGË


Ministri i Jashtëm i Izraelit Silvan Shalom tha se do të takohet me homologun palestinez Nabil Shhath në margjinat e samitit dy-ditësh të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mesdheut.
Shalom tha se Izraeli do të bëjë çmos për të ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme palestineze.
Ndërkohë, në Gazë ushtarët izraelitë sot vranë dy militantë palestinezë, që sulmonin një postbllok të ushtrisë afër vendbanimit hebrej Netzarim në Rripin e Gazës.
Hamasi tha se dy militantët ishin anëtarë të kësaj organizate islamike.
XS
SM
MD
LG