Ndërlidhjet

BRUKSEL


Serbët duhet të marrin pjesë në proceset në Kosovë, por këto procese nuk do të ndalen edhe nëse ata nuk marrin pjesë, ka deklaruar sot ambasadori i Norvegjisë pranë NATO-s, Kai Eide.
Në ligjëratën me temën "NATO pas samitit të Stambollit", Eide ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do mbetet përgjithmonë në Kosovë dhe se është e domosdoshme të fillohen bisedimet për statusin e saj, derisa bashkësia ndërkombëtare është atje.
Kai Edie më këtë rast ka shprehur zhgënjimin për mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e tetorit.
Ambasadori Eide gjithashtu ka vënë në pah se bashkësia ndërkombëtare dëshiron një Kosovë shumëetnike, por për një gjë të tillë duhet strategji më e gjerë dhe vazhdim i bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG