Ndërlidhjet

HAGË


Ka vazhduar sot në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, gjyqi kundër Sllobodan Millosheviqit, me dëshminë e Jevgeni Primakovit, ish kryeministër i Rusisë.
Primakov, i thirrur si dëshmitar nga mbrojtja, ka dëshmuar në favor të Millosheviqit duke theksuar se ai dhe forcat serbe janë përpjekur të përmbahen nga përdorimi i forcës në Kosovë.
Primakov është dëshmitari i tretë rus në gjyqin e Millosheviqit, që ka qenë funksionar i lartë. Millosheviqi po mbrohet vetë kundër 66 akuzave për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Gjyqi i tij ka filluar në vitin 2002 dhe mendohet se do zgjasë deri në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG