Ndërlidhjet

KJEV


Parlamenti i Ukrainës ka mbyllur sesionin e sotëm pa marrë vendim lidhur mocionin e votbesimit të qeverisë, duke theksuar se kjo cështje do diskutohet edhe nesër. Ndërkaq mbështetësit e opozitës janë përpjekur të thyejnë kordonin e ushtarëve që rrethonin parlamentin, por pa sukses.
Në të tjera zhvillime kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord se rezultati në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Ukrainë duhet të respektohet. Schroeder dhe Putin në një bisedë telefonike kanë diskutuar krizën ukrainase duke theksuar rëndësinë për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit.
XS
SM
MD
LG