Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar sot në Beograd se qeveria e tij do të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës në përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare.
Koshtunica është kritikuar nga kryeprokurorja Carla Del Ponte para Këshillit të Sigurimit si pengesë në arrestimin e të akuzuarve nga Haga.
Në të tjera zhvillime mediat serbe kanë njoftuar se një dramë e Radovan Karaxhiqit, që kryeson listën e të akuzuarve nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara, do të luhet në teatrin e Beogradit së shpejti. Drama është shkruar gjatë viteve që ai ka qëndruar i fshehur, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG