Ndërlidhjet

KJEV


Parlamenti i Ukrainës ka hedhur poshtë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, derisa opozita i kishte kërkuar shkarkimin e qeverisë. Opozita ukrainase ka deklaruar se ka ndërprerë bisedimet për pavlefshmërinë e zgjedhjeve presidenciale. Udhëheqësi i opozitës Viktor Jushcenko ka kritikuar vendimin e parlamentit.
"Parlamenti ka qenë sot joproduktiv, pasi dikush nga presidenca apo qeveria ka propozuar të anullojë marrëveshjen dhe ka filluar votimin sipas një skenari tjetër. Kjo ka nervozuar njerëzit, derisa ka pasur sot një përpjekje nga demonstruesit që të hyjnë në parlament, por ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë", tha Jushcenko.
XS
SM
MD
LG