Ndërlidhjet

BRUKSEL/UASHINGTON


Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Polonisë, Lituanisë dhe Rusisë do udhëtojnë drejt Ukrainës për bisedime që synojnë t'i japin fund krizës zgjedhore atje. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, takohet me presidentin në shkuarje Leonid Kucma. Presidenti amerikan Bush ka shprehur mbështetjen për ndërmjetësimin evropian në krizën e Ukrainës.
Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike kanë rënë dakord se rezultati në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Ukrainë duhet të respektohet. Schroeder dhe Putin kanë theksuar rëndësinë për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Baucher, duke folur për propozimin e presidentit aktual ukrainas, Leonid Kucma për zgjedhje të reja ka theksuar:
"Lidhur me sugjerimin e presidentit Kucma se mund të ketë zgjedhje të reja, mendojmë se është një propozim që duhet diskutuar. Njëherësh ne mirëpresim faktin se ai ka ofruar mundësi të reja që përpiqen për zgjidhje paqësore të problemit", tha Baucher.
Në të tjera zhvillime klubi spanjoll i futbollit "Barcelona" ka kërkuar ndihmën e Federatës Evropiane të futbollit lidhur me ndeshjen e paraparë për në Ukrainë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG