Ndërlidhjet

KIEV


Parlamenti i Ukrainës miratoi një votë mosbesimi mbi qeverinë e kryeministrit Viktor Yanukovich, të kërkuar nga opozita.
Për mocion votuan 229 deputetë, 3 vota më tepër sesa kërkohej.
Parlamenti mbështeti shkarkimin e qeverisë së Yanukovichit dhe krijimin e një qeverie të pëkohshme popullore. Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do kenë këto masa, pasi që presidenti është ai që duhet të urdhërojë shkarkimin.
Yanukovich u shpallë fitues në zgjedhjet e 21 nëntorit, por lideri opozitar Viktor Yushchenko thotë se në zgjedhje ka pasur mashtrime të mëdha. Si rezultat i kësaj, tashmë 10 ditë përkrahësit e opozitës po protestojnë në rrugët e Kievit. Këshilli rajonal i Donjeckut ka vendosur sot që më 9 janar të mbajë një referendum mbi autonominë e këtij rajoni. Rajonet lindore kërcënohen me autonomi nëse Yuschenko vjen në pushtet.
Presidenti në largim Leonid Kuçma tha sot se propozon zgjedhje te reja:
"Një rivotim i raundit të dytë zgjedhor do të ishte farsë. Nuk mund të vështroj më në këtë mënyrë. Nuk do ta përkrahë kurre një opsion të tillë", ka thënë Kuçma.
XS
SM
MD
LG