Ndërlidhjet

KJEV


Parlamenti i Ukrainës diskuton gjatë ditës ndryshimet kushtetuese si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund krizës mbi zgjedhjet presidenciale.
Dje dy rivalët, Viktor Jushcenko i opozitës dhe kryeministri aktual Viktor Janukovic, kanë rënë dakord që pushteti i presidentit të kufizohet dhe të forcohet ai i parlamentit. Jushcenko e Janukovic kanë rënë dakord në ndërmjetësimin e presidentit aktual Leonid Kucma, sipas të cilit Gjykata e Lartë do vendosë për zgjidhjen e krizës. Momentalisht Gjykata po shqyrton ankesat e opozitës për shkelje gjatë votimeve presidenciale më 21 nëntor. Të dyja palët do takohen sërish për bisedime pas vendimit të Gjykatës për shkeljet e raportuara.
Kucma ka sugjeruar zgjedhje të reja me kandidatë të rinj, derisa Bashkimi Evropian dhe institucionet perëndimore kërkojnë një raund të ri zgjedhjesh, kërkesë kjo e njëjtë më atë të drejtuesit të opozitës, Viktor Jushcenko.
Gjatë orëve të fundit është njoftuar për një vizitë gjatë ditës të presidentit Kucma në Moskë ku do takohet me homologun e tij rus, Putin. Kandidatët presidencialë në zgjedhjet e nëntorit, Jushcenko dhe Janukovic kishin qëndrime të ndryshme ndaj Moskës. Jushcenko kërkon afrim me Brukselin, derisa Janukovic synon mardhënie të ngushta me Moskën.
XS
SM
MD
LG