Ndërlidhjet

logo-print

MODENA


Luciano Pavarotti, tenori i famshëm zëri i të cilit për më shumë se 40 vjet po sundon skenat operistike në gjithë botën, ka deklaruar tërheqjen nga karriera artistike. Ndërprerjen e karrierës Pavarotti do ta shënojë me një turne me mbi 40 koncerte nga Ballkani në Buenos Ajres, Londër, Paris e Nju Jork.
Pavarotti e filloi karrierën në moshën 5-vjecare si pjesëtar i korit të kishës, derisa është i njohur dhe për koncertet e tij humanitare me emirn "Pavarotti dhe miqtë". Koncerte të tilla janë mbajtur në ndihmë të fëmijëve të Kosovës, Afganistanit, Irakut, Kolumbisë etj.



XS
SM
MD
LG