Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një ditë para seancës së parë plenare të Kuvendit të Kosovës, nga priten të zgjidhen organet e reja drejtuese të Kosovës, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen u ka dërguar mesazhe udhëheqësve dhe subjekteve vendore, sidomos partnerëve të rinj në koalicionin qeverisës, për rëndësinë që ka krijimi i një qeverie funksionale në Kosovë. "Tani kur kemi siguruar mundësinë e hapjes së çështjes së statusit të Kosovës, varet nga qeveria dhe ministrat e rinj sa ata do të punojnë që ky proces të fillojë", ka thënë Petersen, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Kryeadministratori Petersen tha po ashtu se ai pret që nesër në Kuvend të zgjidhen të gjitha organet e reja të Kosovës, në mënyrë që institucionet e reja të dëshmohen në punën e tyre sa i përket plotësimit të standardeve dhe të krijojnë kështu një ambjent të përshtatshëm, që brenda 6 muajve të ardhshëm, të shtrohet për diskutim statusi përfundimtar i Kosovës.
Jessen Petersen u takua dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, që sot edhe zyrtarisht u caktua nga kryetari Rugova si kandidat për kryeministër i Kosovës. Kreu i INMUK-ut bisedoi dhe me përfaqësuesit e opozitës, përkatësisht PDK-së dhe Listës "Ora".
XS
SM
MD
LG