Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Misioni paqeruajtës i NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë ka përfunduar sot duke ia lënë vendin forcës së Bashkimit Evropian, Eufor, me 7 mijë trupa.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer në dorëzimin e misionit në Sarajevë e cilësoi atë si një rast historik. Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, me këtë rast ka ritheksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Bosnjën.
"Ne presim nga udhëheqësit vendor një angazhim të padiskutim në forcimin në mënyrë të përgjegjshme të institucioneve, demokracisë dhe ekonomisë. Në të gjitha këto sfida që ju presin ju do keni gjithmonë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s", tha Solana.
Në Bosnjë do të mbetet një zyrë bashkërenduese e NATO-s në kuadër të së cilës do jenë edhe disa qindra trupa amerikane, që kryesisht do të merren me kapjen e të akuzuarve për krime lufte.
Ndërkaq kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, ka deklaruar se shpreson që Bashkimi Evropian të bëjë një punë më të mirë në kapjen e të akuzuarve nga Gjykata krahasuar me punën e misionit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG