Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në raportin e fundit Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka rradhitur Kosovën si një nga vatrat potenciale të krizave në botë. Kosova është vënë në mesin e dhjetë vendeve në botë ku gjendja është keqësuar, përkatësisht është rradhitur në mesin e katër krizave më të mëdha potenciale.
Bashkë me Kosovën në vendet me kriza më të mëdha potenciale gjatë muajit dhjetor janë rradhitur Ukraina, Bregu i Fildishtë dhe Kongo. Në raport vihet në pah se protestat masive në Prishtinë për shkak të gjykimit të tre ish-pjesëtarëve të UCK-së në Hagë kanë dëshmuar pezmatimin në rritje ndaj Gjykatës së Hagës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Më tej theksohet se aktakuza eventuale ndaj Ramush Haradinajt do shkaktonte reagimin e idhtarëve të tij.
XS
SM
MD
LG