Ndërlidhjet

BAGDAD


Udhëheqësit e myslimanëve sunitë në Irak kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve të parapara për 30 janar, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e popullsisë sunite. Por presidenti amerikan ka përsëritur se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e paraparë.
"Është koha për këta njerëz që të votojnë dhe unë e pres një gjë të tillë. Është një nga ato momente të jashtëzakonshme të historisë ku shoqëria është transformuar shumë shpejt nga një tirani në një shoqëri ku njerëzit mund të shprehen në kutitë e votimit", tha Bush.
Ndërkaq shpërthimet dhe sulmet kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të Irakut duke shkaktuar edhe viktima.
XS
SM
MD
LG