Ndërlidhjet

TEL AVIV


Udhëheqësi i burgosur palestinez Maruan Barguti do mund të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 janarit, por nga qelia e tij e burgut, ka deklaruar kryeministri izraelit Ariel Sharon.
Barguti ka hyrë në garën presidenciale, si kandidat i pavarur, derisa vuan pesë denime me burgim të përjetshëm në një burg në jug të Izraelit.
Në të tjera zhvillime Sharon ka shprehur gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve me Sirinë, me kusht që Damasku t'i japë fund mbështetjes për Hamasin dhe Xhihadin islamik.
XS
SM
MD
LG