Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Ish gjenerali i armatës serbe të Bosnjës, Dragomir Millosheviq, gjatë ditës së sotme nga Serbia do të transferohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka thënë kryeprokurorja Karla Del Ponte në Sarajevë. Ajo mëtutje ka thënë se duket se Dragomir Millosheviq, që akuzohet për krime kundër njerëzimit, "është dorëzuar vullnetarisht".
Agjencitë e lajmeve informojnë se Dragomir Millosheviq, 62 vjeçar, ishte komandant i forcave serbe të vendosura rreth Sarajevës, gjatë luftës së viteve 1992-95, me ç'rast ishte bombarduar popullata civile kryesisht myslimane, që kishte mbetur e bllokuar në qytet.
XS
SM
MD
LG