Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen e ka vlerësuar dinjitoze seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u zgjodhën udhëheqësit e institucioneve, ka thënë zëdhënësja Marcia Poole. Ajo ka thënë se kryeadministratori pret të punoj mbi "bazën e partneritetit me institucionet e Kosovës". Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg tha se zgjedhja e udhëheqësve më të lartë të Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit, ishte në përputhje me Kornizën Kushtetuese. Ai tha se pret të punoj për së afërti me Qeverinë, e sidomos në arritjen e standardeve.
XS
SM
MD
LG