Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica e ka caktuar për nesër mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë me rastin e zgjedhjes së Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës. Është bërë e ditur se në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, kryetari i Kuvendit, Predrag Markoviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë dhe të Unionit Serbi – Mali i Zi. Në një deklaratë të shkruar zoti Koshtunica ka vlerësuar se zgjedhja e Ramush Haradinajt paraqet "provokim politik për të gjithë ata që angazhohen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të qetë të çështjes së Kosovës".
XS
SM
MD
LG