Ndërlidhjet

KIEV


Gjyqi suprem i Ukrainës e shpalli të pavlefshëm rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend dhe urdhëroi përsëritjen e rrethit të dytë të votimeve. Është raportuar se këto votime duhet të mbahen më 26 Dhjetor. Këtë vendim e shpalli kryesuesi i këtij Gjyqi, Anatoli Jarema:
-Të urdhërohet Komisioni qendror i zgjedhjeve për të mbajtur përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale.

Opozita e Ukrainës kishte bërë ankesa të shumta për parregullësitë e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, që u mbajtën më 21 Nëntor. Ky vendim i Gjyqit Suprem u prit me entuziazëm nga përkrahësit e opozitës, që për 12 ditë me radhë protestuan në qendër të Kievit. Para tyre në orët e mbrëmjes foli edhe kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale, Viktor Jushçenko, i cili e përshëndeti vendimin e Gjyqit Suprem.
XS
SM
MD
LG