Ndërlidhjet

KIJEV


Komisioni qendror zgjedhor i Ukrainës ka vendosur 26 dhjetorin si datë të përsëritjes së raundit zgjedhor presidencial, pasi që Gjykata Supreme anuloi zgjedhjet e 21 nëntorit dhe urdhëroi votim të ri.
Parlamenti duhet ta fuqizojë këtë vendim, por fjalën e fudnti e ka presidenti në largim Leonid Kuçma.
Po sot, kryeministri prorus Viktor Yanukovich njoftoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 26 dhjetorit. Zëdhënësja e tij, Ana Herman, deklaroi:
"Kryeministri i Ukrainës Viktor Yanukovich tha sot se do të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme, edhe pse beson se ai është marër nën presionin e madh politik të jashtëm, gjë që bie ndesh me kushtetutën. Megjithatë, ai beson se nuk ka rrugë tjetër, përvec të garojë në zgjedhjet e dhjetorit dhe të fitojë", tha Herman.
XS
SM
MD
LG