Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zyrtarët e lartë të Serbisë e Malit të Zi kërkuan sot nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen që të anulojë zgjedhjen e Ramush Haradinajt- kryeministër të Kosovës.
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka thënë në një konferencë për gazetarë se zgjedhja e Haradinajt rrezikon seriozisht dialogun për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Haradinaj dyshohet se ka kryer krime lufte", ka thënë Koshtunica për të shtuar se është shumë vështirë për qeverinë serbe te bisedojë me një njeri të tillë. Qeveria serbe ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm rreth emërimit të Haradinajt, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG