Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka diskutuar me homologun e tij pakistanez Pervez Musharraf luftën kundër terrorizmit dhe konfliktin izraelito-palestinez.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush falenderoi Musharrafin për rolin e trupave pakistaneze që luajtën në ndjekjen e Al Qaidës dhe militantëve talibanë afër kufirit me Afganistanin:
"Armata e tij ka qenë shumë aktive dhe e guximshme në Ëaziristanin jugor, duke larguar një armik, që mendonte se ka gjetur një parajsë të sigurt. Armata e tij ka pësuar disa dëme, dhe ne duam që falenderojmë të afërmit e atyre që sakrifikuan. Presidenti ka qenë një lider i vendosur", ka thënë Bush.
Bush po ashtu theksoi se procesi i paqes në Lindjen e Mesme është një nga prioritetet e administratës së tij. Musharraf ka thënë se thelbësore në luftimin e terrorizmit është zgjidhja e cështjes palestineze.
XS
SM
MD
LG