Ndërlidhjet

NJU DELHI


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot se India-demokracia më e madhe e botës, do të duhej të bëhej anëtare e përhershme me të drejtë vetoje, në rast të zgjerimit të Këshillit të Sigurimit.
Gjatë një vizite në Nju Delhi, Putin tha se ose të gjitha vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit duhet të ketë drejtën e vetosë, ose asnjëra:
"Nëse do ketë zgjerim të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, jam i bindur se ato do të duhej të kenë të drejtën e vetosë. Përndryshe reformat në OKB do të jenë të mangëta", tha Putin.
XS
SM
MD
LG