Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Ambasadori amerikan për çështje te krimeve të luftës Pjer Ricard Prosper deklaroi sot në Hagë se Serbia fare nuk po bashkëpunon me Tribunalin e Hagës dhe se për këtë përgjegjës është kryeministri Vojisllav Koshtunica.
"Fakti se Beogradi nuk po bashkëpunon rrit mundësinë që afati për përfundimin e mandatit të Tribunalit te Hagës deri më 2008, të shtyhet për shkak të këtij mosbashkëpunimi," tha Prosper pas takimit me zëvendësprokurorin e përgjithshëm Dejvid Tolbert. Prosper ka thënë se në Serbi jo vetëm që gjenden të akuzuarit më të kërkuar, por edhe shumë të arratisur të tjerë.
XS
SM
MD
LG