Ndërlidhjet

KIJEV


Opozita ukrainase ka kërkuar nga OSBE dërgimin e 2 mijë vëzhguesve për të monitoruar përsëritjen e raundit zgjedhor presidencial.
OSBE tashmë ka thënë se dëshiron një ekip të madh në Ukrainë. Presidenti në largim Leonid Kuçma tha se duhet të përmbushet vendimi i Gjykatës Supreme për përsëritjen e raundit zgjedhor presidencial.
Por, ai refuzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e qeverisë së Yanukovichit, sepse sipas tij kjo kërkon ndryshimin e kushtetutës:
"Nëse duhet shkarkuar qeveria, është e nevojshme të bëhen ndryshime në kushtetutë dhe pastaj menjëherë të fillohet me formimin e qeverisë së re të bazuar në këto ndryshime", ka thënë Kuçma.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana do i bashkohet presidnit polak, atij lituanez dhe të dërguarit rus në Kijev, në përpjekje për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG