Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti amerikan George Bush dhe presidenti i përkohshëm i Irakut Ghazi al-Yaëar kanë ripohuar përkushtimin për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 janarit, pavarësisht nga dhuna e vazhdueshme.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë Bush ka thënë se zgjedhjet "do të dërgojnë një mesazh të qartë për ata pak njerëz që po mundohen të ndalin ecjen drejt demokracisë" se ata nuk do të mund t'i stopojnë zgjedhjet.
Ndërkohë, rreth 600 liderë të provincës myslimane shiite në Najaf kanë njoftuar se planifikojnë që të shpallin provincën e tyre rajon autonom.
XS
SM
MD
LG