Ndërlidhjet

KIJEV


Parlamenti i Ukrainës është takuar sot shkurt në mes të krizës politike që pasoi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të muajit të kaluar.
Më vonë parlamenti pritet të diskutojë propozimet e opozitës për ndryshimin e ligjit zgjdhor, që do pengonte manipulimet e mundshme në raundin zgjedhor të 26 dhjetorit. Pritet të diskutohet edhe propozimi i qeverisë për ndryshimet në kushtetutë që do t'i dobësonin pushtetin presidentit.
Por, deri tani nuk është arritur marrëevshje mes rivalëve për cështjet kryesore.
Presidenti në largim Leonid Kuçma ka thënë se është pajtuar për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shkarkimin e zyrtarëve të zgjedhjeve.
Por, nuk është rënë dakord për kërkesën e opozitës për shkarkimin e qeverisë së Yanukovichit, sikur që Jushçenko nuk pajtohet për ndryshimet kushtetuese.
XS
SM
MD
LG