Ndërlidhjet

KABUL


Hamid Karzai ka dhënë betimin si presidenti i parë afgan i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Me dorën e tij mbi Kuran, Karzai është betuar se do të mbrojë parimet fetare të islamit dhe se do të respektojë dhe zbatojë kushtetutën dhe ligjet tjera të Afganistanit:
"Do t'i ruajë të drejtat dhe interesat e popullit afgan. Me ndihmën e Zotit të madh dhe përkrahjen e popullit, do t'i vazhdojë përpjekjet e mia për të pasuruar dhe zhvilluar vendin, Zot i Madh ndihmomë", është betuar Karzai.
Nënpresidenti amerikan Dick Cheney dhe sekretari i mbrojtejs Donald Rumsfeld ishin në mesin e 27 përfaqësuesve tjerë shtetërorë, që morën pjesë në ceremoni.
XS
SM
MD
LG