Ndërlidhjet

logo-print

KIJEV


Grupimet rivale në parlamentin e Ukarines dështuan të miratojnë reformat zgjedhore, për të siguruar kështu një votim korrekt në raundin zgjedhor presidencial të 26 dhjetorit.
Diskutimet për këto reforma dhe ndryshimet kushtetuese do të vazhdojnë nesër.
Ndërkohë, presidenti Leonid Kuçma i ka miratuar pushimin kryeministrit Yanukovich, i cili po garon për president. Kjo nënkupton se ai nuk mund të shkarkohet, kërkesë kjo kyce e opozitës.
Në zhvillime tjera, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia ka bllokuar një deklaratë të OSBE-së që kërkonte nga të gjitha partitë e Ukrainës rizgjedhje korrekte.
Më herët sekretari amerikan i shtetit Colin Poëell ka hedhur poshtë akuzat ruse se perëndimi është angazhuar në manipulime politike me qëllim që të zgjerojë ndikimin e tij në Ukrainë dhe republikat tjera ish sovjetike.
XS
SM
MD
LG