Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka përsëritur sot se zgjedhjet në Irak do mbahen në afatin e planifikuar.
"Kur irakainët të zgjedhin liderët e tyre në zgjedhjet e lira, do të shkatërrojnë mitin se terroristët po luftojnë okupimin e huaj dhe do bëjnë të qartë se terroristët në të vërtetë po luftojnë kundër vullnetit të popullit të Irakut," ka thënë Bush në një bazë të Marinës amerikane në Kaliforni.
Ndërkohë partitë politike shiite kanë fomuar një aleancë të gjerë, që do të garojë në zgjedhjet e janarit. Grupi i quajtur Aleanca e Bashkuar e Irakut përfshin 20 grupime politike.
XS
SM
MD
LG