Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia ka fabrikuar dëshmitë se ai ka kryer krime lufte në kohën sa ishte lider i UÇK-së dhe se ai do të dorëzohet në rast se akuzohet nga Haga.
"Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe Tribunalit të Hagës. Nëse kërkohet më tepër nga ne, dhe nga unë personalisht- unë do t'i përmbush detyrat e mia si qytetar," ka thënë Haradinaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
XS
SM
MD
LG