Ndërlidhjet

KIJEV


Parlamenti i Ukrainës miratoi sot ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore, të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në vend.
"Mendoj se duhet ta falenderojmë presidentin e Ukrainës, sepse ne sot morëm vendimin e duhur me mirëkuptimin e të gjitha palëve", ka thënë kryetari i parlamentit Vladimir Lytvyn.
Përkahësit e kandidatit opozitar për president Viktor Jushchenko i kërkuan reformat zgjedhore me qëllim që raundi i 26 dhjetorit të mos ketë manipulime. Por, ata rezistuan për një kohë që të miratojnë edhe ndryshimet kushtetuese që do t'i dobësonin pushtetin presidentit.
XS
SM
MD
LG