Ndërlidhjet

SHKUP


Problemi i Kosovës, ashtu si çdo problem tjetër, mund të zgjidhet vetëm në bazë legale. Një bazë e tillë për Kosovën është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, deklaroi ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.
"Kërkesat janë përcaktuar në rezolutë dhe duhet të përmbushen. Është parësore të krijohet siguria në Kosovë, të kthehen refugjatët dhe popullata e zhvendosur joshqiptare, kështuqë të mund të jetojnë të qetë pa frikë për jetën dhe mirëqenien e tyre", tha Lavrov gjatë një vizite në Maqedoni.
Nga Shkupi, Lavrov vizitoi Shqipërinë ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.
Me këtë rast, të dyja palët u dakorduana që të rrisin bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG