Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër persona u vranë në sulmin e kryengritësve ndaj ushtarëve amerikanë dhe irakienë në qytetin Samarra, ndërsa dy persona u vranë në sulmin kundër një postblloku të ushtrisë amerikane në Ramadi.
Dhuna ndodhi në ditën kur sekretarët amerikanë dhe britanikë të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dhe Geoff Hoon e vizituan rajonin.
"Ajo që na nevoitet është që të kemi numër të duhur të forcave në Irak, për të ndihmuar krijimin e rrethanave që ky vend nga diktatura të ecë drejt demokracisë dhe paqes me fqinjët e vet", deklaroi Rumsfeld gjatë një vizite në Kuvajt.
Në Basra, Geoff Hoon i vizitoi 9.000 trupat britanike që sapo u kthyen nga misioni në Irakun qendror.
"Forcat britanike janë këtu me ftesën dhe miratimin e popullit irakien, dhe do të mbeten derisa të kenë punë, dhe derisa njerëzit të duan që ato jenë këtu", tha Hoon.
XS
SM
MD
LG